Dyrrah City Football Academy 

Nurturing Talents, Shaping Futures

Kliko këtu për t'u bërë pjesë e akademisë!

Rreth DCFA

Dyrrah City Football Academy është një organizatë jo-fitimprurëse (OJF) e themeluar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, e përkushtuar për zhvillimin dhe promovimin e futbollit për të rinjtë. Objektivi jonë është themelimi dhe menaxhimi Akademisë së Futbollit në qytetin e Durrësit.  Dyrrah City Football Academy do të ndërtojë qendrën më të madhe dhe më moderne stërvitore në vend dhe më gjerë. Vizioni ynë nuk është vetëm të promovojmë talente të reja, por edhe të frymëzojmë vlera përmes lojës së bukur të futbollit.

Misioni

Në Dyrrah City Football Academy, jemi të përkushtuar në zbulimin dhe trajnimin e talenteve, duke i pajisur ata me aftësitë e duhura për të shkëlqyer në futboll. Ne besojmë se futbolli shkon përtej fushës së lojës. Misioni ynë përfshin përcjelljen e vlerave si: bashkëpunimi, disiplina, përkushtimi dhe respekti te brezat e rinj, për t'i përgatitur ata për sukses brenda dhe jashtë fushës së lojës.

Projekti

Projekti ynë futbollistik synon të krijojë një model për zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Duke pasur një qasje të re ndaj trajnimit dhe duke bashkëpunuar me qeverinë shqiptare, kemi një vizion të qartë për ndërtimin e infrastrukturës së futbollit dhe organizimin e ngjarjeve sportive të rëndësishme për të përmirësuar nivelin e futbollit shqiptar në skenën ndërkombëtare.


Na ndiqni në këtë faqe për t’u përditësuar me informacion të mëtejshëm mbi projektin tonë.

Kalendari

Kalendari i Aktiviteteve të Dyrrah City Football Academy ofron një pamje të plotë të ngjarjeve dhe eventeve të planifikuara, duke përfshirë trajnime, turne, dhe ngjarje të veçanta. Përditësohuni rregullisht për të marrë informacionet më të fundit për anëtarët dhe përkrahësit tanë.